“KUR  FËMIJA 2 VJEÇAR MERR PJESË NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT”?!

-Studim-

RRENA PËR “GINES”

“KUR  FËMIJA 2 VJEÇAR MERR PJESË NË LIDHJËN SHQIPTARE TË PRIZRENIT”?!

Swiss Digital Desktop Reklama

   Nga: Gjelosh Nikolla – studiues    

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot nuk çuditët asnjë njeri për të pa vërtetat që thuhën në studiot televizive  dhe shkruhën në gazetat kombëtare, por të vjen keq kur të ashtuquajturit intelektual, përdoren për ti shërbyer qëllimit keqbërës, duke e injoruar dhe fyer përsonalitetin e vet. Është tepër e ulët kur të ashtuquajturit historian kryejnë veprime të tilla dashakeqëse në dëm te historisë së vendit ku jetojnë. Më 7 shtator 2025 në një emision në Klan Explorer “Puka një thesar i fshehur i veriut” e shikojmë më sy dhe e ndigjojmë më vesh një intervistë të pa precedentë, të pa kontrolluar të dhënë nga Drejtoresha e  Pallatit Kulturës se qytetit Pukës, Znj. Samidije Bytyçi-Lamaj në Radiotelevizionin Kombtar “KLAN” ku ndër të tjera thotë, se nëna e Lekë Dukagjinit ishte bijë Kabashi. Në rastin më të mirë, për të mos thënë se është me një qellim keqdashës për dezinformimin dhe bërjën konfuz të opinionit publik mbi identitetin e një prej figurave kryesore kombtare si Lekë Dukagjini, ose Leka i IIItë , Leka i kanunit të shqiptarvë. Kjo tregon mosnjohje historike dhe imponim nga të tjerë mohues të vërtetave historike.1 Duhet të sqarojmë lexuesit, të pa informuarit dhe të keq informuarit se Lekë Dukagjini ka lind në vitin 1410 dhe ka vdekë në vitin 1481. Duke marrë në konsideratë, datën e lindjës se Lekë Dukagjinit na rezulton se familja e Lekë Kolojës ka ardhë dhe pranuar në Bicaj të Shën-Palit të “Dukagjinit të Vjetër- Puka Sot” rreth 200 vjetë më vonë pas lindjës së Lekës. Shtrohet pyetja, si ka mundësi që nëna e Lekë Dukagjinit të jet bijë Kabashi ?! Një argument tjetër që e hudh poshtë këtë gafë të shpifur dhe trashanike është se “Pal Dukagjini ( Baba i Lekë Dukagjinit) pati për grua motrën e Aranit Komnenit, Muzaka që janë nga Muzakajt e Beratit. Pra, në qoftë se përdorim këtë llogjikë arsyetimi, edhe këta, Muzakajt do ti quajmë  Muzakajt e Kabashit.2   Një nga fjalët e urta të popullit thotë: “Mos hec më këmbët tua dhe  mendjet e të tjerve.” sepse kështu bëhesh qesharak ne sytë e botës. Gjatë intervistës, gjasme për ironi nga drejtoresha e Pallatit të Kulturës Pukë, ndigjohet një tjetër pasktësi, ku thotë se “Xhubleta” peshonte 35 kilogram ?! Dihet se xhubleta thuret me fije leshi dhe jo më tela prej hekuri. Po në qoftë se ajo grue do të peshonte vetë përsonalisht 45-55 kilogram si do ta mbante veshur?. Në të vertetë xhubleta historike autoktone e Dukagjinit të Vjetër-Puka sot, peshon më rëndë se “Kanaci” i huazuar sepse xhubleta mbartë edhe peshën e vlerave historike 4000 vjeçare kombtare dhe është “Trashigimi Kulturore  Botërore e Uneskos”. Vazhdojmë me “Ginesin” e rradhës më Zenel Mustaf Aga që ishte një figurë e njohur e Iballës, Pukës dhe më gjërë. Për këtë ka dokumente që i kemi përmendur dhe cilësuar edhe më përpara. Por, pse duhet të spekullohet në atë menyrë me ditëlindjën e tij?! Në të gjitha publikimet jepet, viti i lindjës 1860.3   Dhe nuk është deformuar pak, dita, data apo muaji, por plot 16 vite!. Për çfarë arsye?! Zenel Mustaf Aga lindi më, 30 dhjetor 1876 në Iballe, Pukë. Për këtë po ju paraqes 2 dokumente, që i keni më poshtë.  Dok. Nr.1. Fletë regjistrimi i popullsisë i bërë nga Austro- Hungaria (Nemcja), në vitin 1918.  Zeneli kryefamiljar, 42 vjeç, dhe antarët e familjës më radhë.   Dok. 2. I përket A.Q.SH, (M. e Brëndshme), viti 1922,  dosja 1245.4 -Publikuar nga studiusi Pashk Alia-Martini. Figura e Zenel Agës ka kontribute dhe nuk ka nevojë për shtim vlerash me fallsifikime datash, përkundrazi i ulë vlerat dhe i shton pikëpytjet për punën e tij. Por unë mendoj se  po të ishte vetë gjallë, nuk do ti pranonte, kurrë  kontributet e fallsifikuara.

Fallsifikimet, tjetërsimet, mohimet etj. janë metodë punë e z. Xh. Meçi. Një njeriu nuk mund ti rritet mosha për ti dhënë vlera. Historia nuk shkruhet me i pelqye askujt, por me kuptue ashtu siç ka qenë e verteta.  Përsëri duhet të  sqarojmë, se në çdo takim të niveleve të tilla si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kongresi i Lushnjës etj. pjesëmarreës quhën vetëm ata që hedhin firëmën  në “DOKUMENT” kurse të tjerët janë shoqrues në mbrojtje të ketyre burrave firmëtarë. Pra këta nuk janë pjesëmarrës por shoqrues të quajtur luftëtëtarë, gati për të dhënë jetën dhe ndoshta janë më patriot këta jashtë se firmëtarët brenda.  Në asnjë kohë dhe kurrë nuk ka patur burra të kulluar dhe familje të kulluara, pra kanë pas shumë të mira por krahas te mirave kanë  pasur dhe gabime e të meta. Brezat pasardhës të mercenarve, dhe bashkëpunëtorë në shërbim të pushtuesit, pretendojnë dhe kërkojnë, që keto familje duhën respektuar pandërpre  edhe trashigimtarët pavarësisht nga niveli i tyre individual. Në të vertetë respekti nuk dhurohët, por fitohet me punë, sinqeritet, dinjitet  dhe besnikëri.  Pra këta kërkojnë respektin sipas komedisë se mirënjohur shkodranë : “Unë jam kunati i shokut Xhemal”.Pra duhët të respektohem unë, se ka vlera shoku im, absurditet i rëndomet ky. Por ato pozita shoqrore i kanë mbajtë nga pushteti dhe populli i atij teritori ku jetonin sepse po te mos ishte populli dhe pushteti që i emroj, ata do të ishin një hiç. Po pasardhesit e tyre çfarë i dhanë komunitetit që të respektohën?. Nëse publikohen dokumentet arkivore të gjetura, dalin shumë persona  të komplikuar me precedentë shumë negativë në opinionin publik. Duke lexuar me shumë vëmendje në gazetën Veterani “Pukë, Simpozium në Përkujtim të Dëshmorit ” Ali Bytyçi” vihen re paqartësira që të bëjnë të dyshosh se si përshkruhet jeta e tij. 1. Nuk thuhet se çfarë arsimi kishte mbaruar. 2.Nuk thuhet se kush e garantoj shkollimin e tij në Itali. 3. Nuk sqarohet  përse i nderpreu studimet në Itali. Të vërtetën për shkollimin e Ali Bytyçit po e sqarojmë me dokumente arkivore shtetrore, pasi duhet ta kishin thënë studiusit e viteve ’50-90” por, emri i atij që e garantojë  të shkonte për studime në Itali do ti prishte biografinë dhe nuk mund të bëhej komunist dhe as të shpallej dëshmor.Duhet të sqarojmë se komisar politik është për një grup të vogël njerzish, kurse Sekretar i Irë dhe i fundit pukjan i P.K. të Pukës ka qënë Zenel Islami dhe jo Ali Bytyçi. Në shkrimin e gazetës ka shumë të pa vërteta, deformime, keqinterpretime, ku disa i kemi publikuar dhe do të vazhdojmë pa ndërprë  publikimin dhe demontimin e tyre. Ja si shkoj në shkollë në Itali Ali Bytyçi.

“Në vitin1941, djaloshit nga Qerreti-Pukës Ali Bytyçi i duhej një dorëzan për të garantuar fillimin e studimeve të larta  në Romë-Itali. Dorzani gjëndet, dhe ai do të ishte Kol Bib Mirakaj nga Iballja- Pukë. Dokumenti do të nënshkuhej para noterit Muntaz Kokolari nga Gjirokastra. Ali Bytyçi  gjatë studimeve në Shkollën Teknike në Tiranë njihet me Gjin Markun dhe Perlat Rexhepin dhe përqafon idetë komuniste. Kol Bib Mirakaj në kohën që hyri dorëzan për Aliun ishte funksionar i lartë në hierarkinë e kohës dhe më vonë Ministër i Brendshëm në Qeverinë Bushati.  Muntaz Kokolari, intelektual, Fanolist, socialdemokrat dhe vëllai i madh i Musine Kokolarit.5  Kjo fshehje e ketij akti tepër human dhe njerzor tregon një mos mirënjohje të thellë dhe paturpsi. Kolë Biba qeveritar i lartë  në atë përiudhë, ndjenë kënqësi për vllezrit e tij pukjanë, në këtë rast Ali Bytyçin nga Qerreti që do të shkojë në shkollë në Itali dhe i vë në  dispozicion pronat e tija për ta ndihmuar. Mosmirënjohësi është njeriu më i pa fytyrë dhe nuk ka asgjë njerzore në qënjën e tij. Duke parë “Kartelën e Dëshmorit të Luftës Nacionalçirimtare”  të bie në sy motivi i dhënjes se titullit dëshmor i atdheut :”Ra dëshmor në vitin 1945 nga sëmundjet dhe plagët e rënda që kishte marrë  gjatë luftës nacionalçlirimtare në fshatin Qerret të rrethit të Pukës (Qershor 1945).” Ali Bytyçi vdiq nga sëmundja e tuberkulozit dhe jo nga plagët e marra gjatë luftës. Sëmundja e tuberkulozit që në të vërtetë, në atë kohë në vitët 1945- 1975 ishte shumë e përhapur në popullsinë shqiptare prej së cilëskanë vdekur me mijra shqiptarë,  por nuk mund të shpallen deshmorë. Krejt e kundërta ndodhi me Jak Marka Ndrecën në kryengritjën e vitit 1912, u vra, ju pre koka,po kurrë nuk u shpallë dëshmor i atdheut, ndersa bashkëpuntori dhe udhërrefyesi i pushtuesit në këtë kryengritje  u dekorua dhe u shpall Deshmor i Atdheut5. Çudit dhe rekordet e zeza nuk kanë fund.

Në përfundim, mund të themi se; studiues të ketij lloji si Xh. Meçi, etj., që përpiqen të shtrëmbërojnë faktet historike dhe në rastin konkret ata që kan të bëjnë me  Lidhjën Shqiptare të Prizrenit duke fabrikuar rrena për qëllime të errta dhe genjyr opinionin publik e studimor, se si delegat i trevës kreshnike të ‘Dukagjinit të Vjetër-Puka Sot” ka qenë një foshnje 2 vjeçare, por në fakt ka njollosur vehten, “Delegatin”, armatën e madhe të studiusve dhe historianve të ndershëm vendorë dhe kombtarë, duke arritur rekordet e zeza për “Ginës” në majat më të larta.

Referenca:

1.Intervista për TV. Kombtar “TV. KLAN” Disponohet më figurë dhe më zë, me 7. Shtator 2025.

  1. Di Emanuele Polito “Muzakajt e Beratit” (IL AUSCHI DI BERATI)- Biblioteka Kombtare Tiranë, Ar.53142. fq.108,
  2. Xhemal Meçi “Kabashi, Puka që në Lashtesi-2” Shtypshkronja:”Geer”, Tiranë 2008, fq.154.
  3. Pashk Alia-Martini, A.Q.SH., F. 152 (Ministria e Brendshme) viti 1922, dosja 1245.
  4. Veli Haklaj, “Veteranët e Pavarësisë”, Shtypshkronja “Kristalina-KH”. Tiranë, 2008. Fq. 597.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?