Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur në “Migjeni” erdhi në jetë “Mrika”, ishte koha kur guxuam të ngjitnim shkallët e Olimpit

Aktualitet E diel, 1 Dhjetor 2024 11:10
Kur në “Migjeni” erdhi në jetë “Mrika”, ishte koha kur guxuam të ngjitnim shkallët e Olimpit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Ishin kohë të vështira, pamundësish të mëdha dhe pengimesh të panumrëta, por kishim ëndrrash të mëdha dhe një shpirt të paepur besimi në përmbushjen e misionit për t’i dhënë kulturës dhe traditës shqiptare edhe një tjetër yll në galaksinë e identitetit. Ishte koha kur guxuam të ngjitnim shkallët Olimpit, dhe të ishim në një zë dhe në të njëjtat pretendime si dhe gjithë kombet dhe kulturat e tjera. Donim edhe ne të kishim si çdo gjë tonën edhe operan tonë, këtë kulmim të pretendimeve në art, këtë ngjitje në apogje të asaj që besonim, të asaj që meritonim si traditë, kulturë dhe pasuri shpirtërore, pavarësisht mundësive. Dhe ja, erdhi “Mrika”, opera e parë shqiptare. Sot kanë kaluar 66 vite nga premiera në teatrin “Migjeni”, Shkodër. Kjo vepër, ky ngulm sfidues i kohës, mundësisë dhe mendësisë, ishte dhe mbeti një nga piketat e memuarit ndërmendes së të madhit Prenkë Jakova.
Prenkë Jakova do të mbetet përgjithnjë një emër i rëndësishëm i traditës dhe kulturës së qytetit verior. Ai solli në jetë operën e parë shqiptare “Mrika” dhe së bashku me “Skënderbeu” përbëjnë jo vetëm dy gurëthemelet e traditës sonë operistike por njiherash dhe kryeveprat e galerisë sonë kombëtare në këtë gjini të artit dhe komunikimit estetik. Kujtesa është një mirënjohje që do të na lërë gjithnjë borxhli para këtij njeriu modest dhe talenti të përmasave botërore. Shndritsh gjithmonë si yll, Prenkë Jakova.

Opera shqiptare “Mrika” e kompozitorit të shquar shqiptar Prenkë Jakova (1917–1969) me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra “Drite mbi Shqipëri”. Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave të dramës, të gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 8 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 9 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 9 orësh

Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te forte, Prenka fillon te hedhe në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte te përfunduara. Te gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shume i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj te vitit 1958 filloi puna për vënien në skene te operas. E gjithë trupa, këngëtaret, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shume entuziaste dhe kishin një besim te madh në arritjen e qëllimit. Në atë kohe unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mire çdo gjë, që nga punë krijuese e Prenk Jakoves, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohesh dite e nate me solistet, korin dhe orkestrën. Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Tonin Daija, Zef Beka dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperience, por që për here te pare në jetën e saj, do te interpretoje në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin here në shtëpinë e kulturës (me vone filarmonia e qytetit) here në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor behet prove e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u be shfaqa e operas e cila pati një sukses te madh. Drama muzikore u vue me sukses te plote nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet. Me kujtohet natën e cfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet te dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errte, me një paraqitje elegante e me prezence, për te drejtuar orkestrën e vet pese minuta para se te hapesh sipari, flautisti i pare Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate e orkestrës, me te cilin do te dirigjonte operan atë nate. Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet 50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes se saj. Aria e Mrikes, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit te dyte “Oh ! C janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shume elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtate vendit te ngjarjes, dialektit te folurit, veshjes dhe botëkuptimit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kompozitori i madh ka ditur te gërshetoje mire dhe me aftësi nivelin artistik te operas me koloritetin dhe impresivitetin e te kënduarit. Ai përdori te gjithë eksperiencën e tij te pasur në dobi te operas. Siç e thashë me sipër ai e drejtoi vete orkestrën solistet, korin, gjithë trupën. Raste te tilla ka shume, kur kompozitori është njëkohësish edhe drejtues i kompozimeve te veta. Unë do te përmende vetëm një rast te tillë. Felix Weingarner ka qene njëkohësisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863–1942 ) dhe është autor i një libri në te cilin analizon te gjitha simfonitë e Beethovenit. Ai njëkohësisht si dirigjent ka qene i ftuar në shume shtete te Evropës. Opera Mrika u shfaq me vone edhe në Tirane nga trupa e TOB ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohur Marije Kraja, Luk Kacaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo… dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqa pati sukses te plote. Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisë se Shkodrës, e vlerëson kështu operan Mrika te Prenk Jakoves ” : Prenka foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndërsa Albert Paparisto, i cili drejtoi një kohe orkestrën simfonike te Shkodrës, shprehet kështu : Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike… Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorue me Urdhrin e Punës te Klasit te Pare dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vone i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit.

Materiali plotësues i huajtur nga postimi https://www.facebook.com/search/top?q=opera%20mrika

Përgatiti: Albert Vataj

Etiketat e lidhura

"Mrika"albert vatajmigjeni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.