FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kur nis shkolla? Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin 2026-2027

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.

Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për maturantët, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, në funksion të përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Arsimit bën me dije se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?