Kur PD paralajmëron të anulojë koncesionet korruptive

Nga Mentor Kikia/Partia Demokratike njoftoi dje se do ta anulojë koncesionin e mirëmbajtës së rrugës Durrës – Kukës, rrugës së parë me pagesë në Shqipëri. Kjo, pasi, sipas saj, koncesioni është korruptiv dhe se çmimi është 35% më i lartë se maksimumi që kanë rekomanduar ekspertët. PD ka paralajmëruar të anulojë edhe koncesionin e Stadiumit Kombëtar me kullë. Shumë mirë bëjnë. Mendojnë për popullin.

Por pyetja që shtrohet tani, nuk është se kur do të vijë PD në pushtet, por a do ta bëjë ajo këtë gjë apo jo? E mbani mend se ç’bëri ajo, pra PD­ja, ose më saktë Berisha, në javët e fundit të pushtetit? Dha tërë Shëipërinë me koncesion. Nuk la lumë e përrua pa u dhuruar njerëzve të tij, madje edhe si dhuratë për ditëlindje. Me 3 fletë projekt merrje një hidrocentral. Shërbime në dogana që edhe sot janë gur në qafë të sipërmarrësve.

E mbani mend këtë qeverinë që është sot, atëherë në opozitë, që bërtiste? Do ti anulojmë të gjitha, sapo të vijmë në pushtet. Janë koncesione që vjedhin popullin, shkatërrojnë pasurinë kombëtare, natyrën… E shikoni çfarë po ndodh tani?

Swiss Digital Desktop Reklama

ASNJE koncesion nuk është anuluar, as edhe një sa për farë. Koncesionarët e Berishës i kanë hipur trenit të qeverisë aktuale dhe jo vetëm nuk i ka gjetur gjë,por po bëhen edhe më të pasur se nën qeverisjen e Berishës. Janë po ata, të cilët ai i quan “oligarkia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një propozim kam unë për këta koncesionarët. Ju, për ti paguar që për ti paguar keni këto “gjobat”. Paguajini njëkohësisht, si atyre në qeveri, ashtu dhe atyre në opozitë, dhe rrini rehat. Pa për ti anuluar as ka për ta bërë kush, edhe sikur diellin të merrni me koncesion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?