Kur polici bëhet roje lokali, punësimi i ndaluar dhe konflikti i interesit

Tre punonjës të strukturave të ndryshme të Policisë u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në një resort në Ksamil.

Miosid Matushaj, Luciano Seferi dhe Romeo Shehu ndodheshin në “Principote” si roje sigurie, pasi kishin përfunduar orarin zyrtar. Ata ishin të pranishëm gjatë konfliktit që përfundoi me vrasjen e të riut, por nuk ndërhynë dhe nuk e denoncuan ngjarjen.

Rasti i Ksamilit nuk është i izoluar. Pak ditë më parë, dy efektivë të tjerë u pezulluan pasi punonin si roje sigurie në një lokal në Sarandë, ku u dhunua shefi i Krimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punësimi i efektivëve në biznese private si truproja apo roje sigurie është një praktikë e hershme. Edhe pse policëve u lejohet të kenë një punë të dytë, rregullorja e miratuar në vitin 2025 përcakton 11 fusha ku mund të angazhohen dhe puna si roje sigurie në lokale nate nuk përfshihet në to.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç shkeljes së rregullave, kjo praktikë ngre pikëpyetje të forta për konfliktin e interesit: gjatë ditës efektivi ushtron autoritetin e shtetit, ndërsa në mbrëmje paguhet nga një biznes privat për ta mbrojtur. Ngjarjet e fundit tregojnë se kufiri mes detyrës publike dhe interesit privat mbetet një problem serioz për strukturat e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?