Kurbin, arrestohet 20 vjecari, dyshohet për dy vjedhje

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Lezhës, i dyshuar si një nga autorët e dy vjedhjeve me armë në Kurbin. I arrestuari është Emiljano Lleshaj, 20 vjeç, banues në Mamurras Kurbin.  Ndalimi i tij u bë të premten (24.04.2015) në Mamurras.Policia bën me dije se ky shtetas ishte në kërkim, pasi “më datën 11.04.2014, në orën 18.00, në Mamurras, Kurbin, duke drejtuar mjetin autoveturë “Alfa Romeo” me targë AA 262 CV, nuk i është bindur urdhrit të punonjesve të policisë për të ndaluar dhe në fshatin Zhejë Kurbin, ka braktisur mjetin dhe është larguar”.
Po sipas policisë, Emiljano Lleshaj dyshohet të jetë pjesmarrës si një nga autorët, në dy vjedhjet me armë, të ndodhura në Fushë Mamurras Kurbin, më datat 05- 07 prill 2015.
Ndërkaq materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP