Kurbin, iu gjetën 105 kg kanabis në dy kasolle pranë shtëpisë, një në pranga, një në kërkim

Një tjetër sasi kanabisi është sekuestruar një ditë më para nga policia në Kurbin. Qamil Hajdari, banues në Vinjollë, dhe një 46-vjeçar me ininicialet F.H, kishin improvizuar dy ambiente për tharjen e bimëve narkotike, pranë banesës së tyre, ku u gjetën 90 kg bimë kanabisi.

Sakaq, bima narkotike e cila ishte në proces tharje, u asgjësua me anë të djegies.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë operacionit të koduar “Vinjolli”, këtyre shtetasve iu gjetën edhe 15 kg lëndë bimore narkotike cannabis sattiva e tharë dhe e gatshme për në treg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total sasia e lëndëve narkotike, të sekuestruara shkon në 105 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia është vënë në kërkim të 46-vejçarit F.H, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së rrethit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?