Kurti dhe Rama s’i ndalin diskutimet, pas letrës një tjetër moment ”pushton” rrjetin
Seanca e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka prodhuar situata që kanë ”pushtuar” rrjetin. Pas letrës të shkruar me dorë nga Rama për Kurtin, kryeministrat kanë mbërritur në qeveri për një takim të përbashkët. Takimi në ambientet e qeverisë së Kosovës ka zgjatur vetëm pak minuta. Rama pati një këshillë për Kosovën në lidhje me dialogun me Serbinë.
”Kosova duhet të ngrijë, ose të ftofi, siç thoni ju, “pa afat” dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.
Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin”,-tha Rama.