Kurti dhe Vuçiç ftohen në Athinë, mediat greke: Mesazhi që kryeministri Mitsotakis i dha Ramës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë të hënën drejt Greqisë për darkën informale të organizuar nga kreu i shtetit grek. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë ku ftesa është dërguar në nivel presidencial.
Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin Edi Rama. Darka dhe refuzimi i ftesës nga ana e Shqipërisë vjen pas tensioneve në rritje për rastin e Fredi Belerit.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacheski, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis.