Kurti refuzoi takimin, Rama: Nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Nuk shkova për t’u martuar

Kryeministri Edi Rama nga Podgorica këtë të premte teksa komentoi refuzimin e takimit nga Albin Kurti një ditë më parë, teksa kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën, tha se nuk shkoi si dhëndër atje.

”Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndjehem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova si kryeministër i Shqipërisë.

Nuk kam asnjë problem personal me Albinin, por vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Këtë situatë e përjetojmë dhe e trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo është në të drejtën e tij”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?