Kush e financon lëvizjen ”Shqipëria Bëhet”? Lapaj: Kontributet e qytetarëve! Marrim pjesë në zgjedhjet e 2025

Drejtuesi i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tregon se kush e financon aktivitetin e tyre. Sipas tij, që nga mesi i muajit dhjetor lëvizja vetëfinancohet nga vetë qytetarët të cilët kontribuojnë në faqen e lëvizjes në web. Po ashtu Lapaj tha se Lëvizja do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

”Ne kemi një faqe webi, shqiperibehet.al dhe shqiptarët që duan mund të kontribuojnë, lëvizja prej mesit të muajit dhjetor vetëfinancohet nga vetë qytetarët. Në fillimin e vet lëvizja u vetëfinancua nga themeluesit. Ne kemi bërë vet financuam. Nga mesi i dhjetorit çdo cent që vjen nga qytetarët shkon për lëvizjen.

Nëse qytetarët kontribuojnë pak dhe ne do të veprojmë më ngadalë, nëse qytetarët kontribuojnë shumë në do të shtojmë ritmin. Nuk janë të jashtëzakonshme. 5000 lekë të reja ka kushtuar salla e Delvinës. Janë paguar me bankë, mos shiko këto mamuthët e korrupsionit. Mos shiko këta që për të bërë një aktivitet, marrin foni 100 mijë euro. Çdo gjë me qindarka e ruajtur e detajuar model”,-tha Lapaj.

SHKARKO APP