Kush e kërcënon Limos Dizdarin?!

Artisti Limos Dizdari është kërcënuar me jetë.

Pak ditë më parë, ai i ka dërguar nje mesazh kryeministrit Rama, ku i bënte me dije shqetësimin e tij.

“I dashur Edi. Dua t’ju takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i rrezikuar…”, i shkruante ai Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga Dita se kush e ka kërcënuar, Dizdari shprehet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do t’i tregoj njëherë tjetër. Janë falanga të lidhura apo të komanduara nga njerëz shumë të pushtetshëm në Tiranë… Një herë tjetër do t’i tregoj…”.

“Natyrisht që e di… Por, për momentin nuk do të jap emra konkretë. Kam besim tek ato që i kam treguar Kryeministrit Rama dhe besoj shumë në vendosmërinë e tij për ta zgjidhur këtë problem…”, vijon më tej ai.

Avokati i tij, Altin Isufi, i ka bërë avokates së përgjithshme të shtetit, Alma Hicka, një ankesë.

Në ankesë tregohet me hollësi kërcënimi që i është bërë Limos Dizdarit. Bëhet fjalë për rrëmbimin apo zaptimin e një sipërfaqe prej 230 m2 truall që është brenda hapësirës së kompleksit “Dea’ që e disponon me dokumente të rregullta Limos Dizdari.

Avokati e mbyll ankimimin e tij me fjalët: “Vonesat në verifikimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje rrezikojnë seriozisht interesat ekonomike të  Shoqërisë “Dea’ Sh.p.k., e cila ka rritur dhe vazhdon të rrisë vlerat e objektit, duke e vënë atë në shërbim të komunitetit”.

Mesazhi i Limosit i ishte dërguar kryeministrit të enjten e kaluar, ditën kur mbahet seanca plenare javore e parlamentit dhe kur ish-kryeministri Berisha bëri atë thirrjen famëkeqe për armatosjen e popullsisë.

Rama e kishte telefonuar menjëherë Limosin.

Por për shkak të seancës së Kuvendit, i kishte deleguar ndjekjen e kësaj çështjeje sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, zotit Agaçi.

Dhe ai e kishte pritur menjëherë Limosin, ishte njohur hollësisht me shqetësimin e tij dhe artisti kishte marrë garanci se kjo çështje është në duart e qeverisë tashmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?