Kush e mban në “këmbë” ndërtimin? – Lista/ 10 kompanitë që fitojnë më shumë para

Kompania më fitimprurëse në sektorin e ndërtimit është ajo që po ndërton edhe projektin e gazit natyror TAP. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të vëna në dispozicion për TV SCAN,  në krye të listës në sektorin e ndërtimit për nga fitimi, qëndron “SPIECAPAG Transadriatica”, e cila më pas ndiqet nga,  “JOINT VENTURE RENCO TERNA”, që sërish është e angazhuar në projektin TAP , dhe në vendin e tretë kompani turke  “LIMAK INSAAT SANAY”.

Po ashtu listën e 10 kompanive më të fitimprurëse në këtë sektor e vijon “Alb Star”, e cila aktualisht po ndërton stadiumin kombëtar në kryeqytet,  ndërsa ka marrë pjesë në një sërë tenderash publikë, e ndjekur nga   “Gener 2”, firmë e njohur sërish për pjesëmarrje të gjerë në tendera publike.

Më pas renditet “Gjoka Konstruksion”, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e me PPP të rrugës së Arbrit,  e ndjekur nga  “Mane TCI” dhe në fund lista mbyllet me kompaninë “Gjoka 87”. Po të vëmë re, kompanitë më fitimprurëse në këtë sektor janë ato që kanë partneritet me qeverinë dhe zbatojnë projekte publike. /Scan

SHKARKO APP