Kush e vrau Admir Muratajn? Artan Hoxha tregon dëshmitë e policëve: S’kishim fushëpamje

Artan Hoxha ka treguar dëshminë e policisë lidhur me grabitjen e Rinasit. Ai shprehet se policia nuk ka pasur fushëpamje me Admir Muratajn. Kjo ngre dyshime nëse Murataj ësthë vrarë nga policia apo nga dikush tjetër.

Gazetari Artan Hoxha zbulon për Top Story edhe dëshmitë konfidenciale që ai ka siguruar nga efektivë të policisë që kanë qenë në ndjekje të grabitësve.

“Punonjësit e policisë, nga deklarimet që kam marrë personalisht kanë thënë që nuk kemi patur fushëpamaje, jemi munduar ta shohim vendngjarjen prapa, që a kanë mundësi, në fakt duket jashtëzaonisht e vështirë të kenë pasur fushëpamje”, tregon Artan Hoxha.

Pra, Admiri ishte pozicionuar mirë, i fshehur nga plumbat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?