Kush e vr*u 33-vjeçarin? SMS-ja nga një vajzë e nxori në pritë

Pse u vra 33-vjeçari Ramazan Mataj në fshatin Dragoç? Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij.

Dyshohet se Ramazanin ka dalë nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, pasi vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore. Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Ata kanë shtuar se, nëse këtë rast nuk e zbardh shteti, ata do të detyrohen ta zbulojnë vetë, duke lënë të nënkuptohet që do të marrin hak për 33-vjeçarin Ramazan Mataj.

Pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit. Marrë nga/Euronews Albania/

SHKARKO APP