Kush e vr@u Sonilën? Prokurorja italiane: E detyruan që të…
3 vite nga vrasja e 21-vjeçares Sonila Cani në Torino të Italisë, autoritetet kanë zhvillime. Dyshimet e ngritura që prej fillimit se Sonila ishte shtyrë drejt vetëvrasjes dhe jo ta ndërmerrte këtë akt pa asnjë shkak, tashmë janë sqaruar.
Prestigjiozja italiane “La Stampa” ka mësuar përmes burimeve se prokurorja e çështjes ka dalë në konkluzion se konteksti në të cilën ndodhi ngjarja tashmë është i qartë. Sonila ishte shtyrë të kryente vetëvrasje. Këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtarja e dosjes, Francesca Pani, që ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurores.
Mes personave të dyshuar është edhe vetë bashkëshorti i Sonila Canit, Kreshnik Cani, me të cilin ka një djalë. Kreshnik Cani po hetohet nga Prokuroria e Torinos për nxitje drejt vetëvrasjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kreshnik Cani u hetua edhe nga Prokuroria e Beratit pas një kallëzimi që bënë prindërit e Sonilës për shfrytëzimin e vajzës së tyre.
Zbulimi i grupit kriminal shqiptar u ndihmua edhe me hetimet për vdekjen e Sonilës, ku u analizuan fakte, rrethana dhe dëshmi. Bëhet fjalë për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave shqiptare në Torino të Italisë.