Kush është Agim Daka, tropojani që u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut

Artan Cuku ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013 Viktima e atentatit, Artan Cuku ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për krimet e rënda në Tiranë. Artan Cuku ka qenë i përfshirë në një ngjarje në vitin 2005, kur  i shoqëruari në polici  Agim Daka  i mori armën shefit të Komisariatit Nr 4., dhe vrau veten. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje të ketë lidhje me vetëvrasjen  ne ambientet e komisariatit, por policia po heton nëse ngjarja ka lidhje me detyrën që Cuku ka pasur në kohën që ai punonte në polici. Atë kohë u tha se Daka ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe akuzohej si  shkaktari i bashkëshortes së tij, Mira Daka. Kjo e fundit u gjet e helmuar dhe të afërmit e 20-vjeçares bënin përgjegjës për vdekjen e së resë Agimin, duke mos e lejuar as në varrimin e saj. I gjendur në çdo çast nën presionin dhe frikën e ekzekutimit, Daka ka gjetur si të vetmen rrugëzgjidhje, vetëvrasjen.

Historia e arrestimit të Agim Dakës

Agim Daka jetonte në Shkodër me bashkëshorten, por pas vetëvrasjes së kësaj të fundit ai u largua prej frikës së vëllezërve të viktimës.  Në Vorë, ai është ndaluar nga postblloku i policisë së rendit të Komisariatit nr.4. Efektivave në patrullë u bëri shumë përshtypje ngjashmëria e tij me të kërkuarin Bujar Daka. Madje, në fillim, pandehën se kishin të bënin me të, duke përjashtuar disa detaje të papërfillshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jam Bujari, jam Agimi. Unë jam vëllai i atij që kërkoni ju. Për këtë kam dhe dokument identifikimi, merreni po të doni. Po shkoj në Tiranë se kam një punë timen”, mësohet t’u ketë thënë uniformave në Vorë, i vetëvrari.  Sakaq, lajmi se i arratisuri është parë në Vorë, ka marrë dhenë. Për të verifikuar më tepër rreth këtij fakti, drejtori i policisë së Tiranës, Al…D., ka ngarkuar posaçërisht shefin e krimeve të Komisariatit nr.4. Dritan Cuku, i cili ka mbërritur në vendin ku u bllokua Daka, pa humbur kohë. Ai e ka parë të udhës ta shoqërojë në komisariat të dyshuarin. Por me të mësuar lajmin se do të përfundonte në polici, shkodrani ka nisur të qajë.  “Nuk dua të shkoj asgjëkund. Ju lutem më lini të lirë, se boll halle kam. Unë nuk e dua jetën, se do më vrasin vëllezërit e gruas”, qenë fjalët e tij. Me gjithë habinë e efektivave të antikrimit, Agim Daka ka vijuar të qajë e ngashërehet nga Vora, deri sa ka mbërritur në zyrën e Cukut. Sipas burimeve, shefi i krimeve e ka qetësuar, duke i thënë se do të qëndrojë atje vetëm pak minuta, sa të verifikohet identiteti i tij në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë së Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka nisur të qajë dhe më tepër dhe të deklarojë se do vrasë veten shpejt. Për ta sjellë në vete, Dritan Cuku mësohet se i ka ofruar ujë nga shishja që mbante në zyrë. Pasi ka shuar etjen, Agim Daka e ka marrë veten disi, por një komunikim tjetër i kreut të antikrimit me Shkodrën, ka bërë që ai të reagojë keqas. Me një veprim të shpejtë, ai ka rrëmbyer pistoletën e Cukut dhe ka e shkrepur menjëherë në kokë.

Ekspertiza

Pas përfundimit të të gjitha verifikimeve dhe analizës, se Daka ishte vetekzekutuar. “Në duart e viktimës gjetëm copëra baruti, që kanë mbetur aty pas qitjes së plumbit. Pra, klasifikohet vetëvrasje e pastër në kushtet e depresionit”, saktësojnë burimet./Shqip

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?