Kush është i arrestuari Durim Bami?

 

Dje në mbrëmje në doganën e Hanit të Hotit në Malësinë e Madhe, policia ka vënë në pranga Durim Bamin, 36 vjeç nga Fushë Kruja.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte larguar nga qytetit i tij pas shpërthimit me tritol të makinës së një biznesmeni.

Por kush është i arrestuari:

Emri: Durim Dylaver Bami

MoshaL 36 vjeç,

Flokët: ngjyrë të zeza

Vendlindja: Fushë Krujë

Skeda e tij kriminale

Durim Bami ka qenë i dyshuar për një tentativë vrasje të ndodhur në vitin 2004, ndaj dy personave nga Fushë Kruja, Erzen Haka dhe Hasan Karaj.

Dami njihet si një nga të fortët e Fushë-Krujës dhe për këtë qëllim mban nën ruajtje disa kazinotë në këtë zonë si tip bodiguardi.

Durim Bami është shpallur mbrëmjen e djeshme në kërkim si përson i implikuar në shpërthimin e eksplozivit në makinë e Edmond Kadiu, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshmë në qytetin e Fushë Krujës.

Shpallja e tij në kërkim ishte bërë me kartelë jeshile.

Kjo në gjuhën policore do të thotë se nuk ka prova për të si autor, por si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

SHKARKO APP