Kush është pacienti që u hodh nga kati i tretë i Spitalit Infektiv, policia jep detajet e para
69 vjeçari me inicialet R.B është pacienti i cili u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë paraditen e sotme.
Policia e Tiranës në një informacion paraprak bën me dije se ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të saj.
Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.