Kush është “porositësi” për vrasjen e Doshit?

Fation Skënderi, një prej personave që akuzohet nga Tom Doshi si i përfshirë në një komplot të mundshëm për vrasje e tij dhe Mhill Fufit, nuk është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Pronari i “Truck servis” në Mëzes Tiranë, është arrestuar 10 vite më parë nga policia dhe dënuar për trafikimin e 120 kg heroinë narkotikësh me vetëm 4 vite burg.

Prej ditës kur përfundoi dënimin, emri i Fation Skënderit, nuk është përfolur askund, madje thuajse ishte harruar nga publiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por akuzat publike të Tom Doshit, se ndaj tij ishte organizuar një komplot për vrasje, me urdhërues Ilir Metën, kryetar i Kuvendit, trazoi jo vetëm ujërat brenda radhëve të maxhorancës e politikës në tërësi, por nxori në skenë emrin e Fation Skënderit, ish-shoferit të zyrtarëve të lartë të policisë, e më herët oficer në Gardën e Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gazeta Shqiptare” shkruan se ndonëse emri i tij, përflitet si ndërmjetës për vrasjen e dy deputetëve, Fation Skënderi, duket se vijon jetën krejt qetësisht në Gjermani, pa u trazuar aspak, që të paraqitet në Prokurorinë për Krime të Rënda për të sqaruar pozicionin e tij në tërë këtë histori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?