Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman (Foto)

 

Andreas Lubitz, i cili ka qenë kopilot në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” në fluturimin 4U 9525 dhe qëllimisht e ka rrëzuar fluturaken, është 28 vjeçar me shtetësi gjermane.

Lubitz ka jetuar në qytetin gjerman Montabaur dhe në klubin fluturues ishte anëtarësuar shumë i ri në mënyrë që ta realizoj ëndrrën e tij prej piloti, thuhet në sajtin e klubit LPC.

Swiss Digital Desktop Reklama

“A e ka realizuar ëndrrën e tij, të cilën e pagoi me jetë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Indeksonline.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lubitz ishte njëri nga pilotët më të mirë në botë në testet kualifikuese dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ai filloi të punonte.Lubitz ka qenë i punësuar në kompaninë “Germanwings” nga shtatori i vitit 2013 dhe pas vetes i kishte 630 orë fluturime, ka thënë zëdhënësja e “Lufthansas”.

Siç raporton “Time”, miqtë e tij e njohin atë si “relativisht të qetë, por djalosh të shoqërueshëm”.

Herën e fundit kishte shkuar në qytetin e lindjes në vjeshtën e kaluar për ta vazhduar lejen për varkë me vela dhe aso kohe nuk kishte treguar asnjë shenje se ai mund të ishte në depresion.

“Ka qenë i lumtur për shkak të punës në kompani dhe i shkonte mirë. Gjithmonë ta jepte përshtypjen e njeriut të lumtur dhe kënaqur”, ka thënë kolegu i tij nga klubi aeronautik, Peter Recker.

Të dhënat nga kutia e zezë treguan se kopiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar fluturaken kah toka, me qëllim që ta shkatërroj”, transmeton Indeksonline.

“Në kokpit ka mbretëruar heshtje e plotë. Kopiloti nuk e ka thënë asnjë fjalë pasi që piloti ka dalë nga kabina. Frymëmarrja e tij ishte e qetë. Qëllimisht ka refuzuar t’ia hap derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?