Kush janë dy personat më të kërkuar në Shqipëri (FOTO)

Kreu i policisë së shtetit Artan Didi në një konferencë për mediat bëri me dije se nga hetimet e fundit të intensifikuara mes Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur arrestimin e katër personave, si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. 

Didi tha se tashmë policia ka siguruar prova të cilat vërtetojnë se të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal të strukturuar të cilët janë të lidhur me tritolin e vendosur në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe në stacionin e autobusit në rrugën Muhamed Gjollesha.

Të arrestuarit për këtë çështje janë Lumjan Mahmutaj, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule. Ndërsa të shpallur në kërkim janë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka. 

SHKARKO APP