Kush po e vjel taksën e pronës? – Bashkitë në “aksion” para zgjedhjeve

Në 4 muajt e parë të vitit, pushteti vendor ka rezultuar me performancë pozitive në vjeljen e taksave dhe tarifave, duke mbledhur 2.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë.

Por ndërsa tre muajt e parë kanë qenë të vakët,  ajo që bie në sy është se në Prill, diferencën e ka dhënë taksa e pasurisë, ku bashkitë kanë arkëtuar 1.5 miliardë lekë, ndërsa  në total janë mbledhur 2.3 miliardë lekë në 4 muaj.  Referuar treguesve zyrtarë fiskalë,  krahasuar me vitin 2018 , rezulton se ka një kapërcim me 1 miliardë lekë.

Por kush po e vjel taksën  e pronës? Aktualisht janë vetëm gjysma e bashkive që po aplikojnë metodologjinë e re, çka do të thotë se kjo tarifë po rëndon më së shumti mbi ata qytetarë të cilët i ka “kapur” lapsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që rritja e të ardhurave me 1,5 miliardë lekë vetëm 2 muaj para zgjedhjeve lokale, mund të jetë tregues edhe për presionin që po bën administrata lokale për të siguruar financimet e fushatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?