Kushëriri i Pajtimit tregon detaje të forta: Sabrina e vr@u sepse ai i zbuloi…
Egzon Hyseni, djali i dajës së Pajtim Krasniqit ka ndarë detaje rrëqethëse për ngjarjen e rëndë ku Pajtimi bashkë me bashkëshorten e tij u gjetën pa shenja jete mbrëmjen e 27 nëntorit në Florida të Amerikës. Sipas tij, vetëm pak ditë para tragjedisë, Pajtimi ishte kthyer nga pushimet në Las Vegas, ku kishte qenë pa bashkëshorten e tij, Sabrinën.
Pas kthimit, ai sipas Egzonit, kishte zbuluar diçka të dyshimtë në banesën e tij dhe kishte filluar të dyshonte për tradhti. Në një mesazh dërguar vëllait, Pajtimi kishte paralajmëruar divorcin, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte më martesën,
Për të 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj në banesën e tyre në Miami pasi ai i zbuloi tradhtinë dhe i kërkoi divorcin. ”E vërtëta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai e kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhetonte. Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes”,-tha Egzon Hyseni.