FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kushi pret delegacionin nga Universiteti i Tuscia-s: Bashkëpunojmë për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka pritur një delegacion nga Universiteti i Tuscia-s, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.

Në kuadër të objektivit tonë të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, mirëprita në ministri Prof. Dr. Stefano Ubertini dhe delegacionin e tij nga Universiteti i Tuscia në Itali, me të cilët diskutuam gjerësisht për nisjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, shkruan Kushi.

Sipas saj, gjatë takimit, fokusi ka qenë në hedhjen e hapave konkretë për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?