Kushi takon Presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës: Bashkëpunim për zhvillimin e mëtejshëm të gjimnastikës 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur sot në ambientet e MASR Presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës, Morinari Watanabe dhe Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli.

Ministrja Kushi shprehet se në takimin e zhvilluar është biseduar gjatë për bashkëpunimin e mëtejshëm me qëllim zhvillimin e sportit të gjimnastikës në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një nga objektivat e këtij takimi ishte edhe përfshirja më e gjerë e gjimnastikës në shkollat tona dhe mbështetja konkrete e Federatës Botërore të Gjimnastikës në realizimin me sukses të këtij objektivi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?