FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura, kryesisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pasdite vonë dhe në vijim, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet të ulët (në formë pikash) do të ketë gjatë mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në bregdet, zona malore dhe lugina, hera-herës pritet të arrijë deri në 17 m/s, duke sjellë valëzim në dete me forcë 3–4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deti: Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 3–4 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?