Kushtetuesja lë rritjen e akcizës së birrës, 60% e ndërmarrjes drejt falimentimit. Shkurtohen 1 mijë vende pune

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase. Kjo shoqatë kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizat, por Gjykata Kushtetuese në njoftimin për këtë situatë, argumenton se “nuk cenohet thelbi i lirisë se veprimtarisë ekonomike”. Por cilat janë efektet ekonomike dhe sociale nga rritja e akcizës për birrën në 34%, masë të cilën Kushtetuesja e la në fuqi?

Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptare po paguajnë dyfish të vlerës së taksës. Nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase u theksua se rritja e akcizës vijon të japë efekte negative te kompanitë shqiptare. Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve.

Prodhuesit ngritën shqetësimin se kostot nga dyfishimi i akcizës dhe lëndëve të parë janë shtuar 40%. Lënia në fuqi e akcizës 34%, bën që 60% e ndërmarrjes vendase të shkojë drejt falimentimit, ndërsa 1 mijë punonjës rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Mbyllja e bizneseve do të përkthehet në rënie të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe po ashtu në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për 1 mijë familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?