Kushtetuesja “ok” PD-së për mandatin e gjyqtarit Dvorani

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 5, në ligjin për funksionimin të Gjykatës së Lartë, i cili parashikon që gjyqtarit, të cilit i ka përfunduar mandati vazhdon të ushtrojë detyrën deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës.

Padia e PD në Kushtetuese u bë në prill të këtij viti, pas refuzimit nga ana e mazhorancës të 7 dekreteve për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe si shkak i këtij ngërçi institucional, gjyqtari Ardian Dvorani, edhe pse i ka mbaruar mandati në 17 Shkurt 2014, vijon të ushtrojë detyrën e tij.

Në padinë e tyre në Gjykatën Kushtetuese, demokratët argumentuan se kjo situatë ka sjellë pasojën antikushtetuese që për këtë anëtar të Gjykatës së Lartë, mandati kushtetutes nga 9 vjet të shndërrohet me ligj në 11 vjet apo më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Kushtetueses

Swiss Digital Mobile Reklama

KUSHTETUESJA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?