Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 102 vitesh braktisje

Aktualitet E diel, 6 Korrik 2025 09:52
Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 102 vitesh braktisje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Një ëndërr që dikur dukej e pamundur në zemër të Parisit është kthyer në realitet. Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, banorët e qytetit dhe miliona turistë do të mund të lahen dhe notojnë në ujërat e lumit Sena, simbolit historik të kryeqytetit francez. Kjo ngjarje shënon një kthesë të rëndësishme mjedisore dhe urbane, fryt i një projekti kolosal me vlerë 1.4 miliardë euro, që synoi pastrimin e lumit dhe rivënien e tij në shërbim të jetës publike.
Ky projekt i nisur si pjesë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike Paris 2024, nuk ishte thjesht estetik apo sportiv, ishte një operacion kompleks inxhinierik dhe ekologjik që transformoi rrënjësisht marrëdhënien e qytetit me lumin e tij. Për dekada, Sena ishte ndaluar për përdorim rekreativ për shkak të ndotjes së rëndë dhe prurjeve të ujërave të zeza urbane. Por, përmes ndërtimit të rezervuarëve gjigantë nëntokësorë për mbledhjen e ujërave të ndotura gjatë reshjeve, përmirësimit të sistemit të kanalizimeve dhe mbikëqyrjes së ndotjes bakteriale, lumi u kthye në një mjedis të sigurt për larje.
Një nga pikat kyçe të këtij transformimi ishte ndërtimi i rezervuarit të madh “Austerlitz”, një strukturë nëntokësore që kap rreth 50,000 metra kub ujë, duke parandaluar që ujërat e zeza të derdhen në lum gjatë shirave të forta, një problem që dikur e kthente Senën në një kolektor të hapur.
Autoritetet e qytetit të Parisit kanë shpallur tre vende zyrtare ku larja dhe noti do të jenë të lejuara dhe të mbikëqyrura:
Bassin de la Villette – një zonë popullore që tashmë do të zgjerohet për larje,
Parc Rives de Seine, pranë qendrës historike të qytetit,
Bercy, në pjesën juglindore të Parisit.
Zona do të jenë të pajisura me vëzhgim sigurie, dushe dhe struktura shërbimi, dhe do të hapen në korrik 2025 për publikun e gjerë, ndërsa sportistët i paraprinë këtij hapi gjatë Lojërave Olimpike të vitit të kaluar, ku gara si triatloni dhe noti në ujëra të hapura u zhvilluan në Senë për herë të parë që nga viti 1900.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e ka quajtur këtë projekt “një akt qytetërimi”, duke theksuar rëndësinë e kthimit të hapësirave natyrore urbane në shërbim të komunitetit dhe mjedisit. Pastrimi i Senës nuk është vetëm një arritje për Parisin, por një shembull për botën, se si qytetet mund të ripërqafojnë lumenjtë e tyre, jo si kanale ndotjeje, por si arterie të gjalla të jetës qytetare dhe natyrore.
Ky rilindje urbane përkon edhe me një tjetër simbolikë: në Lojërat Olimpike të vitit 2024, ceremonia hapëse nuk u zhvillua në një stadium të mbyllur, por në një paradë madhështore përgjatë lumit Sena, duke e bërë lumin jo vetëm rrjedhë uji, por rrjedhë e krenarisë kombëtare, e historisë dhe e së ardhmes.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 8 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajParisiSena
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.