Kuvendi dhe votimi për Kryeprokuror/Gjata: Rama nuk do lërë pa shpërblyer Markun

Në garën për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Prokurori Olsian Çela është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Çela ka grumbulluar 459 pikë, më pas në vendin e dytë është renditur Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë. Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit. Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në ”RTV Ora”, thotë se logjika e detyron Kuvendin ti përmbahet renditjes së KED në votim, por ka dyshime se një gjë e tillë do të ndodhë. ”Parlamenti normalisht duhet të respektojë radhën e KED, por kam frikë se nuk do ta lërë pa shpërblim Arta Markun, të gjithë ato shërbime që i ka bërë Ramës ajo”.

I pyetur nëse PD do ta njohë kryeprokurorin e ri, Gjata thotë se: ”Ishalla se bën si me Gjykatën Kushtetuese. Po vazhdoi grushti konstitucional i shtetit, çfarë të njohim, çfarë duhen këto institucione? Hall pa bërë hile nuk ka ai njeri. Ai do të zgjedhë prokuror që i përshtatet atij më shumë, që i shërben atij më shumë. Arta Marku i ka dhënë provat që i shërben Edi Ramës, të shohim”.

SHKARKO APP