Kuvendi i dërgon 32 rekomandime SPAK-ut: Rrisni fokusit në konfiskimin e pasurive në çështjet e korrupsionit

Mazhoranca socialiste miratoi më 23 korrik rezolutën me 32 rekomandime për SPAK-un, duke i kërkuar hartimin e një plani veprimi deri më 23 gusht.

Në dokument, Kuvendi kërkon rishikimin e përdorimit të masave të sigurimit, me më shumë alternativa ndaj paraburgimit, si dhe analiza periodike për të shmangur rastet kur qëndrimi në paraburgim i afrohet ose mbulon dënimin përfundimtar.

Rekomandimet përfshijnë gjithashtu uljen e stokut të dosjeve, forcimin e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK-ut i kërkohet edhe përshpejtimi i rekrutimit të hetuesve financiarë dhe oficerëve të BKH-së, rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimi i menaxhimit elektronik të çështjeve. Në fokus është edhe rishikimi i procedurave për zgjedhjen e Drejtorit të BKH-së, për të garantuar një proces të hapur dhe konkurrues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?