Kuvendi më 30 prill, Hoxha: Dita kur deputetët zgjedhin, do të jenë me PD ose me Ramën
Çfarë pritet më 30 prill, kur Komisioni i Rithemelimit në PD ka thirrur Kuvendin Kombëtar? Ish-deputeti Indrit Hoxha, i deleguar i Komisionit të Rithemelimit në njësinë 8 në Tiranë, thotë se deputetët ndahen përfundimisht, nëse do ti bashkohen PD-së ose do të ikin te kryeministri Edi Rama.
”30 Prilli, është dita kur deputetët e PD ndahen përfundimisht ose me anëtarësinë e PD-së ose me Ramën.
Të gjithë delegatët e zgjedhur të PD-s, duhet të zgjedhin Këshillin Kombëtar në Kuvend, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë Kryesinë e kjo e fundit nënkryetarët e Sekretariatin.
Më pas baza kryetarin e PD, e me pas përballje vetëm me Ramën”.