Kuvendi miraton dy aktet normative, por krijohet debat

Dy aktet normative pjesë e rendit të ditës janë miratuar këtë të enjte në Kuvend. Akti normativ për disa shtesa në ligjin për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, himnit dhe stemës së Republikës u miratua me 104 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.

Gjithashtu u miratua Akti normativ për disa ndryshime dhe shtesa për buxhetin e vitit 2022 i ndryshuar me 71 pro dhe 38 kundër. U miratua gjithashtu edhe projektvendimi për zgjatjen e afatit për komisionin e Reformës Zgjedhore me 107 vota pro dhe 0 kundër.

Këto vendime kanë sjellë reagimin e disa prej deputetëve të opozitës, të cilët thanë se nuk u është dhënë koha e duhur për të diskutuar dhe se votimi u bë pa mbaruar diskutimet e të gjithë pjesëtarëve të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?