Kuvendi nis me premtimet e vjetra, PS flet për votën e emigrantëve

Me nisjen e sesionit të ri Parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021, PS-ja do të bëjë gjithçka është e mundur që të garantohet vota e emigrantëve. Ky premtim është bërë për çdo palë zgjedhje por ende nuk është finalizuar. ”Në fillim të shtatorit, mblidhet parlamenti. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe ne duam që ta përfundojmë këtë reformë shumë të rëndësishme. Ky sezon vjen me mision të ri. Më 2021 ne do të garanmtojmë votën për shqiptarët që jetojnë jashtë. Do të kemi parasysh edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kuvendi do të vijojë punën për reformën në drejtësi. Janë disa reforma, ajo zgjedhore, në drejtësi etj që ne duam t’i bëjmë”, tha Balla gjatë një interviste për News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?