Kuvendi shkarkon sot Xhafajn. Ç’pritet të ndodhë në seancën jashtë radhe
Maxhoranca do të mbledhë Kuvendin në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Kuvendi do të mblidhet në limitet e afatit kohor, 10 ditë, që përcakton Kushtetuta për të votuar dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Nderkohe dje, ne mbledhjen e grupit te PS-se, Rama njoftoi emerimin e Sander Lleshit si numrin dy te Ministrise se Brendshme.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”- deklaroi Rama.
Në këtë mënyrë, me shkarkimin e Xhafajt, i hapet rruga Kryeministrit që të emërojë Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm, duke i dhënë kompetencat e ministrit në kryerjen e detyrës.
Të enjten, Kuvendi e shmangu votimin e dekretit tëPresidentit për shkarkimin e Xhafajt, në pritje për dekretimin e Sandër Lleshit në krye tëMinistrisë së Brendshme dhe moslënien e kësaj ministrie pa ministër.
Por rrëzimi i kandidaturës së Lleshit nga Presidenti i Republikës do të detyrojëKryeministrin të shkojë në planin B, të tejkalimit të dekretit presidencial për Lleshin për nëMinistrinë e Brendshme.
KOHA JONË SONDAZH

