Kuvendi shkarkon Xhafajn si ministër të Brendshëm, Rama: Zëvendësuesin e zgjidhim në Qeveri

Me 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë miratoi në seancën e jashtëzakonshme dekretin e shkarkimit të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa lidhur me zëvendësuesin e tij në krye të Ministrisë, kryeministri Rama i cili ishte i vetmi që mbajti fjalim në seancën e sotme, deklaroi se kjo çështje do të zgjidhet brenda Qeverisë që ai drejton.

Duke nënkuptuar në këtë mënyrë miratimin e Sandër Lleshit si zëvendësministër, të cilit do ti jepen të gjitha atributet e ministrit me një vendim të thjeshtë qeverie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lëvizje sipas Ramës vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekrtonte kandidaturën e Lleshit si ministër, me argumentin se nuk ka bindjen e plotë për votëbesimin e tij në këtë detyrë tepër të rëndësishme për vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?