Ky është personi që i vuri tritolin Tahirit (foto)

Kamerat e sigurisë së disa bizneseve kanë filmuar një person duke vënë tritolin në farmacinë e babait të Ministrit të Brendsëm, Saimir Tahiri, në rrugën Kongresi i Manastirit, pranë QSUT –së. Pamjet filmike tregojnë një person me biçikletë dhe me një bluzë me kapuç që gjendet pranë farmacisë. Është ky që shihni në foto. Ai është filmuar edhe në momentin kur e ka vënë lëndën shpërthyese në bllokun e kondicionerit, në murin anësor të farmacisë dhe kur largohet qetësisht me biçikletë. Dyshohet që lënda shpërthyese të ketë qenë një minë me sahat. Në momentin e vendosjes së eksplozivit, ora e kameras shënon 02:23 të ditë së martë. Në orën 02:24 ai largohet. Pavarësisht se skena është filmuar, identifikimi i autorit është thuajse i pamundur përmes pamjeve. Ai e ka gjatë gjithë kohës fytyrën e mbuluar dhe nuk e ngre asnjëherë kokën drejt kamerave. Duket se autori e ka studiuar më parë vendin dhe ka qenë në dijeni të kamerave të sigurisë.

Lajme të tjera për këtë ngjarje:

Kryeqyteti nën masa të rrepta policore

Zbardhet takimi i tensionuar i Tahirit me kreun e SHISH

Atentatet me eksploziv, reagon BE dhe SHBA

Po hetojmë edhe personat që duan destabilitet

Dalin fotot e kamerave. Policit ia vunë tritolin dy persona me benz

22 të shoqëruar deri tani, autori drejt identifikimit

Shpresa e hetuesve mbetet një kartë telefoni

 

SHKARKO APP