Ky është President, të shkarkon për dy sekonda!

Ka shkarkime e shkarkime, por si ky që pritet të ndodhë, nuk ka askund në botë! Donald Trump është zotuar se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të shkarkojë me shpejtësi Jack Smith, prokurorin special të departamentit të drejtësisë që po e ndjek penalisht për komplot të dyshuar për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të fshehur dokumente të klasifikuara.

Në një intervistë sot, transmetuesi konservator Hugh Hewitt e pyeti Trumpin nëse do të falte veten apo do të shkarkonte Smithin. Trump u shpreh prerazi: “Është kaq e lehtë, do ta pushoja brenda dy sekondave”.

Dhe nuk bën shaka Trump, nëse fiton!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?