Ky është terroristi që kreu vrasjet në Danimarkë

Pas dëshmive të dëshmitarëve, policia konfirmon se sulmin e ka kryer vetëm një person, derisa nga informatat e para mediat kanë raportuar se në sulm janë përfshirë dy persona.
Është publikuar edhe një fotografi e paqartë e të dyshuar, i veshur me rroba të errëta ku me një shall e mbulon fytyrën.
një person ka mbetur i vdekur dhe tre policë janë plagosur në një sulm me armë zjarri sot në Kopenhagë në qendrën kulturore ku po mbahej një takim lidhur me lirinë e shprehjes.
Supozohet se cak i sulmit ishte karikaturisti suedez Larni Vilks i cili njihet për karikaturat që tallin profetin Muhamed.

SHKARKO APP