FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ky parlament është antikushtetues”. Presidenti Meta duhet të shpërndajë Kuvendin

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se parlamenti shqiptar sot është antikushtetues.

Mediu theksoi se presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë Kuvendin, pasi po miratohen edhe ligje që janë korruptive.

“Presidenca është institucioni i vetëm jo i varur nga kryeministri. Meta duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Rama vazhdon me këto paligjshmëri. Ky parlament është antikushtetues, është krijuar në mënyrë të paligjshme. Ka mbi dhjetëra ligje të miratuara korruptive. Nuk ka institucion që mund të gjykojë atë që bën kryeministri dhe parlamenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi shtet, por kemi marrëdhëniet e një njeriu me disa persona në dëm të interesave tona kombëtare.  Axhenda e Edi Ramës është vetëm pushteti, ai do të bëjë gjithçka që të manipulojë, ndaj opozita duhet të mbrojë votën. Opozita duhet të dalë me program dhe të vërë atë në zbatim. Duhet një qeverisje me dinjitet”, deklaroi Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Ky parlament është antikushtetues”, Fatmir Mediu: Rama vazhdon me paligjshmëri, Meta duhet të...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?