Ky personi në foto po kërkohet nga policia e Shtetit për atentatin e Rinasit

Kjo është foto e Ylli Zallës, 48 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pas zbulimit të një arsenali të madh armësh në banesën e tij në Nikël, i cili dyshohet se ka lidhje me antentatin e Rinasit.

Mësohet se Zalla është fokusuar se ku ndodhet sepse një prej pjestarëve që po e strehojnë po bashkëpunon me policinë.

Sipas burimeve policore, Zalla rezulton i skeduar më herët për trafik armësh, si edhe për vendosje të lëndëve plasëse. Gjithashtu, burime të hetimit bëjnë me dije se ai ka qenë në fokus të strukturave të sigurisë edhe për dyshime mbi rekrutime të mundshme të shtetasve shqiptarë drejt organizatave ekstremiste – dyshime që i takon autoriteteve t’i verifikojnë përmes hetimeve të mëtejshme. Nëse këto dyshime e akuza vertetohen ai do të përballet me SPAK e ku dënimi shkon në burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, në të kaluarën ai është hetuar për një konflikt të rëndë ku ka kërcënuar me jetë ish-pronarin e një fabrike çimentoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banesë e lidhur me atentatin në Rinas

Kontrolli i banesës së Zallës në Nikël u krye në kuadër të hetimeve për atentatin mafioz të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani.

Dyshohet se nga kjo banesë ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, që autorët përdorën për ekzekutimin dhe më pas u dogj në të njëjtën zonë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat inteligjente, po punon:

për lokalizimin dhe arrestimin e Ylli Zallës,

për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë,

për verifikimin e origjinës së armëve dhe lëndëve plasëse,

dhe për lidhjet e mundshme të arsenalit me ngjarjen e 12 nëntorit pranë Rinasit.

Autoritetet kanë bërë me dije se priten arrestime të tjera në vijim, pasi gjurmët e sekuestruara dhe provat balistike pritet të japin një panoramë më të qartë të grupit që qëndron pas atentatit.

Policia jep detaje nga gjetja e armatimeve në Nikël: Në kërkim pronari i banesës, i lidhur me atentatin në Rinas

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?