Ky vend vetëm për budallenj nuk ka vuajtur asnjëherë

Placeholder Image

Nga Mentor Kikia/Historikisht, ky vend nuk ka vuajtur asnjëherë as për budallenj, as për tradhetarë, as për njerëz të ligj. Por sot pashë se njëri i përkiste sojit që si thuhet, budallallëku nuk ka kufi, një fare Olsi Jazexhi.

Nga ata që janë tredhur nga trutë dhe moderatorët e televizioneve, kur kanë emisione mbi fenë, i ftojnë kur u duhet ndonjëri që të kundërshtojë me cdo kusht, sido që të jetë puna, që të dalë emisioni me debat.

Pra një nga ata ekstremistët islamikë, kishte shkruar një budallallëk, i cili merrte vlerë sepse kopeja e mediave online e kishte riprodhuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky neo-osmani, frymëzuar nga një bicim historini turk, paska shkruar se Skëndërbeu , po ti referohesh ditëve tona, ishte terrosit sepse u ngrit kundër shtetit të tij(Turqisë), vrau civilë e zyrtarë osmanë, ndërtoi një ushtri klandestine kristiane… dhe se sot atë do ta vrisnin avionët e SHBA, ose Turqia, meqë Turqia është në aleancë me SHBA, apo me dron si tërroristët e Al Kaedës….

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqë e kam dëgjuar nja dy herë dhe duket si njeri që i ka dy gram shkollë, po i harxhoj pak rreshta përgjigje. Po turqit që kishin pushtuar Ballkanin, cpo bënin, piknik? Po masakrat e tyre mbi popullsinë shqiptare(të krishterë sic thoni osmanlliu), nuk ishin terrorizëm?

Po si mund të krahasohen bëmat e njerëzve jashtë kontekstit kohor? Si mund ti referohesh Amerikës se sotme dhe bëmave të një njeriu 600 vjet më parë? Në kontektin e sotëm kohor, edhe amerikanët ishin të gjithë terroristë, sepse zbarkuan nga Europa dhe masakruan popullinë vendase e i morën tokën, apo jo?

Në fakt nuk dua të vazhdoj më me të tilla argumente se më duket e shpifur mjaft, por vërtet ndjej keqardhje që të tillë njerëz i shohin deri dhe në ekrane të japin mend për shoqërinë dhe fenë. Dhe ky nuk faji i tyre, por i medias.

Jo vetëm turqit edhe shqiptarët, fushatë kundër heroit kombëtar. Jazexhi: Skënderbeu ishte terrorist si ISIS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?