“Kyçet” Gjykata e Elbasanit, disa punonjës rezultojnë me COVID-19, u merret tamponi dhe dy gjyqtarëve
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan është mbyllur pasi disa punonjës kanë rezultuar me COVID-19.
BalkanWeb mëson se janë infektuar kryesekretarja, sekretarja dhe disa punonjës teksa u është marrë tamponi dy gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë.
Punonjësit rezultuan me COVID-19 pasi bënë skanerin kurse është e konfirmuar që të paktën për nesër Gjykata e Elbasanit do jetë e mbyllur.
Në Elbasan raste të shumta infektimesh ka dhe në shkolla teksa disa mësues kanë rezultuar ditët e fundit me COVID-19.