La 20-vjeçaren shtatzënë dhe e braktis, dibrani: Nuk më respektonte prindërit
Historia e Florindës, i përgjason historie dashurore të fëmijënisë. Por sot edhe pse 20-vjeçe jo nuk është më fëmijë, pasi që është në muajin e 5-të të shtatzënisë. Historinë e saj, e bëri publike pak ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur”, aty ku rrëfeu detaje rrënqethëse.
E brastiur nga ish i fejuari, sot ajo sërisht u bë pjesë e këtij emisioni, ku i kërkoi live arsyet e ndarjes me ish-të fejuarin Elvin Hotit. Ai ishte në studio dhe përballë kishte Florindën.
Çfarë po ndodh me jetën tënde dhe Floridës?
Nuk doja që kjo histori të bëhej publike. Si gjithë të rinjtë edhe unë u lidha në FB. Më premtoi se do më bënte të lumtur dhe më pas familjen time. Pasi fola gjatë ajo më kërkoi që unë ti shkoja në shtëpi. Më kërkoi që t’i shkoja në shtëpi e ta merrja fshehurazi. Më thoshte se donte të ikte nga shtëpia dhe mos të dinin se ku ishte.
Pse e njohët në FB?
Këtë nuk e di. Ajo më thoshte që të shkoja fshehurazi. I thash se nuk do vija fshehurazi, por do vija të pija kafe. Dua të marr nuse. Pasi u tregoj prindërve që jam njohur me një vajzë në Fb dhe e dua. Shkuam në shtëpi, u fejuam dhe shumë shpejt u martuam. Por, për përderisa ishte e fejuar, qante dhe thoshte që ‘eja më merr’.
Thatë se kur u njohët të kishte propozuar që ta merrnit fshehurazi. Nuk ndihej mirë në familjen e saj?
Ky ndoshta ishte problemi. Nuk e di më tepër.
Ju çfarë i premtuat Floridës? A i keni realizuar?
Edhe unë i premtova se do kemi një familje të lumtur, me kalimin e kohës do jemi të lumtur.
Po sot kur i bëni analizë kësaj lumturie?
Më pati premtuar se do më bënte të lumtur. Prindërve u them se ‘dua të shkojmë në shtëpi ta marrim’. Kur shkova në shtëpinë time, punë 2 javës, vazhdonte të mos më bindej. Thoshte se nuk më respekton mami, babi dhe vëllezërve. Më pas vendosi që mos t’u fliste të shtëpisë time.
Po kush ishin pretendimet e saj?
Unë i thoja se pse nuk u flet. Thjesht thoshte se si më shikojnë me një sy. E pyesja se nëse të kanë thënë ndonjë fjalë. Më thoshte se ‘ti ke mendimin tënd, unë timin’. Lajmërova dhe vëllezërit.
Ishte shtatzënë kur u ndatë?
Ishte në muajin e parë të shtatzënisë. Asnjë arsye nuk kishte. Veç thoshte se si më shikojnë.
Ndërhyn Florida: Çfarë janë këto fjalë. Unë i kam folur gjithmonë babanë tënd. Mami jot kur ikje në shkollë mamaja sillej keq me mua dhe më thoshte se nuk duhej t’i tregoja Elvinit.
E ke menduar që të jetonit veç?
Po e kam menduar. Ndaj i thoja që mi respekto familjen, se do jetojmë vetëm. U kam treguar edhe vëllezërve. Pasi vinë ata, unë ju tregoj punën. Në sy të vëllait të vet, në sy të dajës.
KOHA JONË SONDAZH

