”La postin” për 25 prillin, Bledi Çuçi mbush Gjirokastrën me banderola (FOTOLAJM)
Aktualitet E Mërkurë, 31 Mars 2021 11:44
Bledi Çuçi, i cili dje hoqi dorë nga posti i Ministrit të Brendshëm deri më 30 prill, ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, ai ka mbushur me banderola qytetin, në të cilat shkruhen: Bledi Çuçi, voto 3. Madje në një nga fotot shihen se një fugon i madh i lyer në ngjyrën e Partisë Socialiste, ka të shkruar emrin e Çuçit.