“La Stampa” për Visarin Zhitin: Poeti që përndiqet ende

Gazeta italiane "La Stampa" i ka kushtuar një artikull të gjatë Visar Zhitit dhe historisë së tij si poet i përndjekur dhe dënuar nga komunizmi dhe luftës ndaj tij në demokraci si dimplomat.

“Kjo histori, – shkruan "La Stampa", – ka ngecur në një trekëndësh të pabesë, mes politikës, fesë dhe poezisë, sepse Visar Zhiti është një nga poetët më të rëndësishëm shqiptarë”.

"Tani, – vazhdon gazeta italiane, – dikush nuk do që Visar Zhiti të jetë ambasador në Vatikan".

Në artikullin e gjatë citohet jeta e poetit Zhiti, që nga vitet e burgut, meritat në demokraci e deri tek dhimbja e tij për humbjen e të birit, i cili studionte në Universitetin Katolik të Milanos.

Në fund, "La Stampa" i referohet gjatë armiqësisë se Presidentit Nishani, për të cilin shkruan: ”Nishani, në fakt, në kohën e regjimit komunist ishte një zyrtar i ushtrisë dhe ndoshta është e kaluara e tij që nuk e lë të miratojë emrin e Zhitit, një intelektual, i cili nuk është i gatshëm të zbatojë dëshirat e më të fortit, kushdo qoftë ai. Hija e regjimit komunist duket se e ndjek ende Visar Zhitin”, përfundon gazeta italiane

SHKARKO APP