Laborator droge në banesën e të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Shkodër

 

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Kryebushat, përgjatë aksit Shkodër – Lezhë ku mbeti e plagosur një vjazë dhe u plagosën dy persona të tjerë. Ai është Valentin Toma, i cili ka qenë në lokal së bashku me Paulin Dojën, që mbeti i plagosur. Në banesën e të dyshuarit, në fshatin Kaç, burime të policisë bëjnë me dije se është gjetur edhe një laborator droge. Mbrëmë, rrethi orës 21.50, pranë lokalit Argenti, nga disa të shtëna me armë zjarri humbi jetën Elsa Tusha, 19 vjeç dhe u plagosën Paulin Ndoja, 30 vjeç e Selim Aleti 56 vjeç. Mësohet se Ndoja gjendej në lokal bashkë me 19 -vjeçaren dhe mikun e tij, Toma. Sipas policisë, ata kanë patur një konflikt me Selim Aletin. Pas konfliktit, Ndoja dhe Toma kanë marrë dy armë që i kishin në makinën e tyre jashtë lokalit dhe kanë qëlluar ndaj 56 -vjeçarit, i cili gjithashtu është kundërpërgjigjur me armë. Vajza që mbeti e vrarë kishte hipur në makinën BMW X 5 që ndodhej e parkuar jashtë lokalit kur është kapur nga plumbat.

SHKARKO APP