Laboratori i drogës, Edi Rama: Nipi i Enver Hoxhës, është askushi

Një ndër të arrestuarit e grupit që ngriti laboratorin e kokainës në fshatin Xibrikë të Elbasanit ishte edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Nuk kishte si ky fakt të mos tërhiqte edhe interesin e medieve të huaja, kryesisht atyre gjermane, pasi ishte Gjermania që nisi hetimet dhe çoi në zbulimin e laboratorit të drogës. Kryeministri Edi Rama, sakaq, ka mohuar lidhjet e elitës politike me trafikun e drogës, teksa ka komentuar për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung” arrestimin për drogë të nipit te ish –diktatorit Enver Hoxha. Ai thotë se ky rast nuk ka dimension politik dhe se regjimi i Enver Hoxhës i përket vetëm të shkuarës. – “Jo, ky rast nuk ka dimension politik. Nipi i Enver Hoxhës është askushi. Enver Hoxha, regjimi i tij dhe komunizmi janë prej kohësh e shkuara. Ky rast është vetëm një provë e vullnetit tonë për të luftuar trafikun e drogës në Shqipëri,” – u përgjigj Rama.

SHKARKO APP