Laboratori i drogës në Durrës, edhe biznesmenë mes 7 të arrestuarve (Foto)
Policia e Durrësit sjell detaje të tjera nga operacioni antidrogë që çoi në sekuestron e 700 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe vuri në pranga 7 persona. Sipas policisë, mes të arrestuarve janë edhe disa biznesmenë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valter Pashollari, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, u gjetën dhe sekuestruan 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Sipas policisë, në banesën e tij u gjet një peshore elektronike, dhe një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme.
Ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj një 17-vjkeçari me iniciale, K.X, sipas uniformave blu.
Hetimet kanë nisur që më 25 shtator nga Krimet e Rënda dhe lëna narkotike blihej si lëndë e parë në zonat më të “nxehta” ko ajo mbillej në jug të vendit, apo edhe në Shkodër e Krujë, përpunohej në laborator dhe trafikohej jashtë vendit nga të arrestuarit e fundit.
Te arrestuarit
• Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;
• Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;
• Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;
• Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
• Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;
• Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë
• Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë
KOHA JONË SONDAZH

